13:49 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kejdi Mehmetaj i kundërpërgjigjet deklaratës së FRESSH: Një marrëveshje që nuk ka ekzistuar kurrë

21:44 | 11/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja e LSI Kejdi Mehmeti, për model politik konsideron Arta Daden dhe Namik Doklen

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, ka reaguar pas deklaratës së FRESSH, që paralajmëronte LSI-në lidhur me festivalin dhe aktivitetet e tjera që forumet rinore priten të realizojnë në Jalë.

Mehmetaj shprehet se ndihet e zhgënjyer, pasi FRESSH ka folur për një marrëveshje që sipas saj nuk ka ekzistuar kurrë.

“Jam ndjerë thellesisht e zhgënjyer nga deklarata që FRESSH dhe PS kanë shpërndarë për mediat përpara pak orësh. Jam ndjerë e zhgënjyer, pasi kanë gënjyer në mënyrë të paturp duke përdorur pa autorizim emrat e Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të IUSY-t dhe kanë gënjyer mbi një marrëveshje që nuk ka egzistuar kurrë.”, shkruan Mehmetaj.

Kujtojmë se të rinjtë e FRESH janë shprehur të shqetësuar lidhur me kampin që organizon Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) në Jalë, lidhur me festivalin dhe aktivitetet e tjera.

“Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t’i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”, thuhet në njoftimin e FRESSH ku përmendet edhe një marrëveshje.

“Në bazë të marrëveshjes së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacionalen e të Rinjve Socialistë (IUSY), festivali dhe aktivitetet e tij organizohen dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14-21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota.”, citohej më tej në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË E MEHMETAJT

Jam ndjerë thellesisht e zhgënjyer nga deklarata që FRESSH dhe PS kanë shpërndarë për mediat përpara pak orësh. Jam ndjerë e zhgënjyer, pasi kanë gënjyer në mënyrë të paturp duke përdorur pa autorizim emrat e Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të IUSY-t dhe kanë gënjyer mbi një marrëveshje që nuk ka egzistuar kurrë.

Por e vërteta është gjithmonë një dhe e pakundërshtueshme. Sidomos kur shoqërohet me fakte që nxjerrin në pah këtë gënjeshtër të orkestruar pa shije.

Disa muaj më parë LRI dhe IUSY-Internacionalja e të Rinjve Socialistë (në të cilën unë mbaj postin e Zv.Presidentes) kanë nënshkruar një marrëveshje së bashku, për të zhvilluar në kampin e LRI në Jalë Festivalin Botëror të IUSY-t. Nga ai moment dhe deri në përfundim të zgjedhjeve FRESSh nuk ka patur asnjë rol organizativ mbi zhvillimin e këtij festivali.

Ne (LRI) si të rinj dhe me dëshirën për të bashkëpunuar i ftuam të bëheshin pjesë e grupeve të punës për realizimin e kampit (dashamirësi nga ana jonë dhe pa patur asnjë lloj kontrate).

Në përfundim të proçesit zgjedhor, pasi manipuluan zgjedhjet dhe ushtruan presion mbi qytetarët shqiptarë, Rilindasit menduan se mund të bënin të njëjtën gjë edhe me të rinjtë e IUSY-t duke i vendosur ata disa herë në pozitë të vështirë.

Me mendësinë arrogante me të cilën edhe kanë qeverisur, arritën deri në pikën e kërcënimit me refuzim të vizave, nëse gjatë zhvillimit të kampit nuk do të vendosej logoja e FRESSh. Tentativë kjo tërësisht e pavlerë, pasi askush nuk mund të keqpërdorë procedurat standarte të Ministrisë së Jashtme.

Sërish, duke marrë parasysh se jemi të rinj dhe me njëri-tjetrin duhet të zhvillojmë ndjenja bashkëpunimi dhe jo armiqësie, IUSY së bashku me LRI vendosën ta përfshijnë FRESSh si organizatë mbështetëse të aktivitetit kundrejt përmbushjes së disa detyrimeve bazike (sërish theksoj pa asnjë kontratë). Dhe sot, tre ditë përpara zhvillimit të kampit, FRESSh shpërndan një deklaratë tejet të pakuptimtë për mua, duke nxitur dhe reagimin ti them të gjitha këto.

Megjithatë, meqënëse tashmë kjo situatë u bë e njohur për publikun,po i rikujtoj FRESSh se nuk kanë pagur ende detyrimin financiar të Kongresit të IUSY-t që organizuam bashkarisht në shkurt të 2016. Gjithashtu, dua ti kujtoj se haku i punës merret pasi e ke kryer dhe se nuk mund të kërkosh merita nëse nuk je i zoti të punosh.

Në fund, dua ti sjell në vëmendje FRESSh-it se të bëhesh një kopje e shëmtuar e politikës së mashtrimit nuk është vlerë, përkundrazi të bën të padëshirueshëm. Të përdoresh në mënyrë të ulët nga partia për të hedhur shashka zhurme në media nuk të bën të rëndësishëm, përkundrazi të deformon karakterin.

Më vjen keq që edhe njëherë të vetme që FRESSh prodhoi lajm, ky qe i pavërtetë. Shpresoj dhe uroj që delegacioni i tyre në kampin e IUSY-t të vijë në Jalë me mendje dhe zemër pozitive. Shpresoj dhe uroj gjithashtu, që të cojnë deri në fund detyrimet e tyre. Sic e kemi tashmë traditë, të cilën sado të përpiqen nuk na i mohojnë dot, ne do i mirëpresim ata dhe qindra të rinj të tjerë nga e gjithë bota në një kamp që do të jetë i paharrueshëm nga momentet fantastike që do të krijohen. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: kejdi mehmetaj
Pas

I shpallur në kërkim në Itali, Gjykata e Durrësit lë të lirë baronin e drogës

Para

“Bashkim kombëtar” Kosovë-Shqipëri, Hahn: Ky diskutim është i papranueshëm (INTERVISTA E PLOTË)

Para
“Bashkim kombëtar” Kosovë-Shqipëri, Hahn: Ky diskutim është i papranueshëm (INTERVISTA E PLOTË)

"Bashkim kombëtar" Kosovë-Shqipëri, Hahn: Ky diskutim është i papranueshëm (INTERVISTA E PLOTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

FOTO/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori. U vetëdorëzua në polici

Dronët ukrainas godasin bazën ajrore dhe depon e karburantit në Ryazan dhe Saratov

Ndeshja Shqipëri–Serbi, Policia njofton për kufizime në qarkullim dhe masa të shtuara sigurie

Izraeli kërcënon me sulme të reja në Bejrut nëse Hezbollahu nuk çarmatoset

Policia e Kukësit procedon tre shtetas për vepra të ndryshme penale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.