11:41 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kejdi Mehmetaj: Nuk ka ndodhur ndonjëherë krim elektoral si ai që ndodhi në 25 qershor

22:38 | 05/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kejdi Mehmetaj: Nuk ka ndodhur ndonjëherë krim elektoral si ai që ndodhi në 25 qershor

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, e ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas Mehmetajt, më 25 qershor është bërë një krim elektoral i paprecedentë.

“LSI do të jetë shtëpia e madhe e opozitarizmit jo vetëm për mbështetësit dhe votuesit e saj, por edhe ata demokratë apo socialistë të cilët ndihen thellësisht të zhgënjyer nga kjo qeveri e bërë jo njësh me krimin por është kthyer në krimin dora vetë.

Kjo për mua është fushata e 6, por nuk ka ndodhur ndonjëherë krim elektoral si ajo që ndodhi në 25 qershor dhe tre-katër ditë para saj. Nuk janë hedhur ndonjëherë aq shumë para të paligjshme në fushatë. Për një periudhë gati një javore kursi i këmbëimit të euros kaloi në 120-122 lekë.

Kjo ishte në Shqipëri, në asnjë vend tjetër të rajonit.Asnjëherë nuk menduam që një Kryeministër sado i pazoti në detyrën e tij, sado i frikësuar nga humbja do të arrinte në një pikë të tillë. Një kryeministër që thërret policinë të marrë pjesë në fushatë për mendimin tim duhet të jetë para ligjit dhe jo për të na drejtuar katër vitet e ardhshme. Janë të dokumentuara me foto dhe me zë, rastet ku makina të policisë me policë brenda shpërndanin para në kërkim të votës.”, është shprehur Mehmetaj.

Ndër të tjera, deputetja është shprehur se LSI ka qenë një opozitë edhe brenda qeverisjes së PS-së dhe jo vetëm pas ndarjes.

Ajo kujton shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ndërsa shton se ishte pasojë e ngritjes së zërit kundër kanabizimit të vendit.

“LSI nuk po e ngre tani zërin. Kemi folur për kanabizimin e Shqipërisë, Ministrin Manjani nga radhët e LSI është shkarkuar nga detyra nga kryeministri i Rilindjes Edi Rama vetëm sepse publikisht foli për kanabisin dhe nevojën e menjëherëshme dhe të domosdoshme që Shqipëria kishte kundër këtij fenomeni. Ajo që u tha sot nga kryetarja e LSI ishte se ne po mbajmë tani përgjegjësinë e asaj vote që nuk duhet të kishim dhënë qoftë edhe si pjesë e një qeverisje.”, tha Mehmetaj. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: kejdi mehmetaj
Pas

Bie në pusetë 5 vjeçari në Tiranë, nxirret nga zjarrfikësit

Para

Shihni në ëndërr ish-të dashurin? Ja si e shpjegojnë ekspertët e fushës

Para
Shihni në ëndërr ish-të dashurin? Ja si e shpjegojnë ekspertët e fushës

Shihni në ëndërr ish-të dashurin? Ja si e shpjegojnë ekspertët e fushës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, 20 përpjekje të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Kriza e migracionit dhe tensionet me Gjykatën Europiane, Italia dhe Danimarka bashkohen me shtetet skeptike

Spiropali në Janinë: Objektiv ynë kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

Zyrtare/ Fitoi çdo gjë dhe u kthye në një legjendë të klubit, Real Madrid i jep lamtumirën Carlo Ancelottit! Italiani gati për Brazilin

‘Policia barkas…’, momenti ku efektivët ‘mësyjnë’ në restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

Tragjedi në San Diego! Gjashtë të vdekur në rrëzimin e avionit privat, mes tyre edhe dy yje të Rock & Roll-it

Fletë votimi të falsifikuara dhe listë me emra zgjedhësish, vihet nën hetim pronari i lokalit në Peqin

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

“Ura”, të arrestuarit në gjykatë/ Gjykata e Posaçme vendos masat e sigurisë për disa të arrestuar

Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet në pranga i riu në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.