Pas ministres Klajda Gjosha dhe kryetares së LSI-së Floida Kërpaçi, edhe deputetja Kejdi Mehmetaj, falenderonLSI-në, për besimin që i ka dhënë duke e ripërfshirë edhe në zgjedhjet e ardhshme, në listat e kandidatëve për qarkun e Tiranës.
“Faleminderit LSI! Sot LSI na besoi një përgjegjësi të madhe duke na propozuar si kandidat të LSI për Tiranën: Të çojmë përpara ëndrrën për një Shqipëri të begatë që ndërtohet nga vet ne të rinjtë shqiptarë.
Sot rinia mori një shpresë. Që në këtë vend shansi bëhet i yti nëse punon drejt dhe me pasion. Që duhet të rritemi, të dalim mbi veten dhe të marrim në dorë fatin tonë.
Asnjëri prej nesh nuk është sot një emër i përveçëm, jemi energjia dhe mendësia e brezit të ri. Është shansi për të qenë të përfaqësuar. Shansi për të patur edukim cilësor dhe punë dinjitoze e të mirë paguara. Shansi për të punuar me dashuri për vendin tonë.
Besimin që na është dhënë do e kthejmë në punë për Shqipërinë. LSI do të jetë forcë e parë e padiskutuar këto zgjedhje sepse për LSI të rinjtë janë te parët!”, shkruan Mehmetaj.
Në një konferencë për mediat, pak orë më parë Meta bëri publikë listën e kandidatëve të LSI-së për zgjedhjet, ku 19 kandidatët nga 36 në total, janë të LRI-së. (D.D/Shuplaka)