Është liruar me kusht nga Gjykata e Tiranës, reperi i njohur Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe dhe si Stresi.
Seanca është mbajtur pa praninë e gazetarëve dhe kamerave, ndërsa kujtojmë se Stresi u arrestua në muajin Tetor 2018 në një hotel në Linzë, dhe iu gjet një armë pa leje,
Menjëherë pas lirimit të Stresit e fejuara e tij Kejsi ka postuar në Instagramin e saj foto me Stresin me mbishkrimin “Faleminderit zot!”
Në momentin kur Stresi u vu në pranga, familjarët e tij hodhën akuza se çështja ishte politike, pasi djalit të tyre i ishte ngritur një kurth nga persona të tjerë. Sali Lushaj është një personazh mjaft i njohur i protestave opozitare, dhe ka një afrimitet me familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.