Këngëtarja Kejsi Tola ka bërë një hap të madh përpara në karrierën e saj muzikore, duke regjistruar në studion legjendare Abbey Road në Londër.
Kjo studio ka qenë “shtëpia” e disa prej regjistrimeve më ikonike në historinë e muzikës, i ka ofruar Tolës hapësirën perfekte për të krijuar kryeveprën e saj më të fundit.
Është e qartë se këngëtarja e hitit “Më ke mua” po e çon karrierën e saj muzikore në një nivel tjetër me këtë sesion regjistrimi dhe fansat po presin me padurim atë që do të vijë.
Nuk e dimë endr nëse ajo është duke regjistruar këngë të reja për një album të ardhshëm ose thjesht duke shfrytëzuar mundësinë për të eksperimentuar me artin e saj, por koha e saj në Abbey Road do të jetë një pikë kthese e madhe në karrierën e këngëtares.