08:26 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Këkohen masa ekstreme”, Rama për paketën Anti-KÇK: Gjyqtarët dhe prokurorët brenda tre ditësh pezullohen nga puna

11:50 | 02/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Këkohen masa ekstreme”, Rama për paketën Anti-KÇK: Gjyqtarët dhe prokurorët brenda tre ditësh pezullohen nga puna

Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm për të prezantuar paketën ligjore, Anti-KÇK, tek Reparti Renea ku janë stërvitur njësia OPERACIONI FORCA E LIGJIT.

Rama u shpreh se është një kohë kur duhet të merren masa ekstreme, ndërkohë që shtoi se personave të përfshirë në krimin e organizuar të cilët kanë vënë pasuri do t’ua bëjë atdheun e parehatshëm.

Rama po ashtu u shpreh se KÇK, parashikon kufizimin e lëvizjes jashtë vendit të këtyre personave, si dhe jashtë njësisë së tyre administrative.

Po ashtu Rama theksoi dhe një herë masat që do të merren ndaj krye gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që godasin policinë pas shpine, ku u shpreh se paketa kërkon brenda tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe më pas hetimin.

“Një kohë ekstreme kërkohen masa ekstreme. Besoj se është vendi për ta përsëritur duke pasur parasysh këtë moment, këtë kohë kur jemi bërë gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar. Kur është ekstreme, është koha për ti dhënë një përgjigje dërrmuese krimit të orgnaizuar. Sot ne jemi këtu të gjithë së bashku për të përshendetur OFL, dhe për ta nxitur dhe uruar që të ketë sukses.

Kemi në dispozicion një instrument të fortë në duart e shtetit, të policisë së shtetit dhe në duart e OFL ligjin special për marrjen e masava të nevojshme pasurore ndaj atyre që në 30 vjet janë dënuar apo akuzuar për krim të oragnizuar dhe sot ndryshe nga më parë, ne kemi një garanci më shumë SPAK-un.

Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun atyre që gjejnë shesh për bërë përshesh. E dinë edhe të gjithë drejtuesit e policisë së shtetit sesa shumë herë subjkte të këtij ligji janë hetuar dhe janë çuar para gjykate dhe i kanë nxjerrë gjuhën, të gjithë sakrificave dhe besimit tuaj në shtet, duke dalë të lirë pa u hyrë gjemb në këmbë. Për këto krime që parashikon ligji nga nesër duhet të paraqesin provat e burimit të pasurisë së tyre. E dini shumë mirë.

Paketa KÇK parashikon kufizimin e lëvizjes jashtë vendit, si dhe jashtë njësisë së tyre administrative. Paketa parashikon mos pjesmarrjen me ligj të tyre dhe të familjarëve të tyre në tenedera, apo në çdo lloj aktiviteti ku ka një qindarka nga taksat e qytetarëve. Këto nuk do të gëzojmë më asnjë licencë nga lincencat që kanë në dispozicion. Ose do të provojnë se të gjitha këto i kanë blerë duke shitur patate. Po na e provuan këtë ti gëzojnë.

E fundit është për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin policinë, jo me plumba por më keq se plumbi më çekiçin e drejtësisë dhe e godasin pas shpine. Paketa kërkon brenda  tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe më pas hetimin.”- tha Rama.

Etiketa: edi rama
Pas

“Me astet që do t’i sekustrojmë krimit do të modernizojmë policinë”, Lleshaj motivon efektivët për zbatimin e paketës Anti-KÇK

Para

Rritet rrezikshmëria, koronavirusi shënon viktimën e parë jashtë qytetit Wuhan

Para
Rritet rrezikshmëria, koronavirusi shënon viktimën e parë jashtë qytetit Wuhan

Rritet rrezikshmëria, koronavirusi shënon viktimën e parë jashtë qytetit Wuhan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon procesi i votimit në Gjirokastër! Të hapura janë 198 qendra votimit të regjistruar mbi 115 mijë votues

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Tiranë, Njësia nr. 10: Votim elektronik sjell vështirësi për moshën e tretë.Qytetarët rikthehen për të përfunduar procesin

Lezhë/Nis procesi i votimit, probleme teknike në disa qendra.Bllokohet votimi në Pallatin e Kulturës

Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi.Ndërpritet energjia elektrike në një QV

Zgjedhjet, nis votimi edhe në qarkun e Beratit

Ka nisur normalisht proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

E pazakontë në Vlorë/ Vonesë në hapjen e qendrës së votimit, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.