15:31 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Këlcyra nuk është rasti i vetëm, Drejtori i Rendit paralajmëron ndëshkime në të gjithë vendin

14:33 | 13/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këlcyra nuk është rasti i vetëm, Drejtori i Rendit paralajmëron ndëshkime në të gjithë vendin

Drejtori i Rendit Albert Dervishaj në një dalje për mediat ka njoftuar aksionin e ri kundër ndërtimeve pa leje ku do të angazhohet edhe Policia.

Pas rastit të Këlcyrës ku u shkarkuan nga puna disa drejtues të Policisë kontrollet për punën e  Policisë do të shtrihen në të gjithë vendin. 

Veç përjashtimit të një punonjësi policie të rolit bazë, i cili është përgjegjës direkt për kontrollin e territorit, janë shkarkuar nga detyra edhe eprorët e tij, drejtues të policisë lokale.

Masat përfshijnë edhe 2 drejtuesit vendore të Policisë së Gjirokastrës, pasi mbi bazën e konkluzioneve të Drejtorisë së Standardeve nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit.

DEKLARATA: 

U njohët sot paradite përmes një njoftimi për shtyp me masat e marra në fund të një analize të hollësishme, lidhur me mos veprimet e disa strukturave të Policisë së Shtetit, për një tentativë për ndërtim pa leje në grykën e Këlcyrës.

Veç përjashtimit të një punonjësi policie të rolit bazë, i cili është përgjegjës direkt për kontrollin e territorit, janë shkarkuar nga detyra edhe eprorët e tij, drejtues të policisë lokale. Masat përfshijnë edhe 2 drejtuesit vendore të Policisë së Gjirokastrës, pasi mbi bazën e konkluzioneve të Drejtorisë së Standardeve nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit.

Theksojmë këtu se kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor, është detyrë dhe përgjegjësi e strukturave të Policisë Vendore. E masat e ashpra justifikojnë përmasën e problematikës së shfaqur me ndërtimin në zonën e Këlcyrës.

Por ky nuk është rasti i parë, e pa dyshim nuk do të jetë as i fundit, i ndëshkimit të strukturave policore dhe çdo strukture tjetër të implikuar, nëse nuk reagojnë apo heshtin përballë paligjshmërisë, kudo qoftë ajo. Në javët e kaluara janë marrë masa edhe për 2 drejtues të Komisariateve të Policisë në kryeqytet. Ndërtimi pa leje është dhe konsiderohet një krim mjedisor dhe Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në krye të kësaj lufte.

Në zbatim të porosive të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, në të gjitha drejtoritë vendore të policisë, do të nisin analiza të detajuara mbi problematikat e shfaqura dhe marrjen e masave për reflektimin ndaj tyre. Duke përfituar nga ky komunikim publik, gjej rastin të apeloj në emër të Policisë së Shtetit dhe të kërkoj nga të gjithë institucionet, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe mediat padyshim, të angazhohen dhe të jenë në krah nesh, duke i garantuar se Policia e Shtetit do të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm, të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit e shërbim të qytetarëve.

(E.K/SHUPLAKA) 

Etiketa: drejtoridrejtori i rendit
Pas

‘’Erdogani tani është me ne”, ministri serb tregon se janë prishur marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë dhe Kosovën

Para

Tabaku-Majkos: Ekzistojnë një kategori politikanësh që shkojnë dhe kërkojnë të blejnë votën

Para
Shpërthen Tabaku: Drejtorët ushtarë të bindur, kanë vjedhur me bekimin e kryeministrit

Tabaku-Majkos: Ekzistojnë një kategori politikanësh që shkojnë dhe kërkojnë të blejnë votën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Krimet zgjedhore! Prokuroria bën bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.