Pasi demokratët pushtuan foltoren e kuvendit të gjithë karriget e socialistëve u boshatisën në kuvend. Lulzim Basha i rrethuar nga deputetët demokratë nuk lëviz nga foltorja e kuvendit. Ata nuk lejojnë që të vazhdojë seanca plenare pasi sipas tyre duhet të diskutohet projektvendimi për Reformën Zgjedhore.
Teksa Ruçi dha disa herë nga 5 minuta pushim deputetët socialistë filluan të dilnin një nga një nga parlamenti ndërsa demokratët nuk lëvizën prej aty.
Ata këmbëngulin pasi kërkojnë sot mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Vetë pak minuta më parë Alibeaj deklaroi se sot nuk do të largohen nga parlamenti.
“Opozita do të qëndrojë këtu dhe do të presim me qetësi derisa të fillojë seanca dhe do të qartësojmë se çfarë po ndodh sot me krimin që ka mbretëruar dhe kjo ndodhur sot është në kundërshtim me kushtetutën.
Nuk mund t’i mbyllet goja opozitës. Nuk është mos përgatitja e mazhorëncës por është mosaftësia dhe mungesa e vullnetit për t’u përballur me argumentin. Që të na mbyllin gojën ne s’ka për të ndodhur. Ka lidhje me atë ç’ka gjithë shqiptarët, duhet të sqarohen, çfarë po ndodh sot në Elbasan, sot në Shkodër Durrës, ç’ka ndodhur në 25 qershor. Kjo nuk është histori kjo është çështje parësore e së djathtës”, u shpreh Alibeaj.
Duhet thënë se situata është bërë edhe më e nxehtë për shkak se kreu i demokratëve Basha u përjashtua nga Ruçi për seancën e sotme plenare. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=zMwc3VN-30w
Discussion about this post