18:37 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi besim vetëm te Zoti dhe te SPAK”, Banorët e Lumasit në grevë urie: Të shkarkohet Ardi Veliu, Policia na ka dhunuar, na ka humbur besimi te shteti

16:45 | 03/08/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi besim vetëm te Zoti dhe te SPAK”, Banorët e Lumasit në grevë urie: Të shkarkohet Ardi Veliu, Policia na ka dhunuar, na ka humbur besimi te shteti

Banorët e Lumasit janë futur në një grevë urie këtë të martë, pasi përpjekjet e tyre për mbrojtjen e burimit të Sinecit kanë rënë në vesh të shurdhër, sipas tyre.

Banorët protestojnë prej mbi 3 muajsh dhe përplasjet me policinë kanë qenë të shpeshta. Banorët madje pretendojnë se janë dhunuar nga policia e shtetit.

Duke folur për Fax News, një nga banorët u shpreh se te shteti i ka humbur besimi, por kanë besim tashmë vetëm te Zoti dhe te SPAK.

“Ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund. Na ka humbur besimi komplet te shteti, drejtësia dhe të tërë. Kam hyrë vetëm me një besim: te Zoti dhe SPAK. I kemi thënë, ju lutem shumë, merreni me përparësi këtë ccështje. Përderisa jemi dhunuar nga policia e shtetit. I bëj thirrje SPAK, ta shikojë këtë sepse është tërësisht korruptive. Kjo është e njëanshme. Jemi të vendosur për të shkuar deri në fund. Dhunimi vjen me urdhër të Ardi Veliut”, tha një nga banorët.

Një tjetër banor i Lumasit që është futur në grevë kërkoi shkakrkimin e drejtorëve lokalë të policisë në Berat, por gjithashtu shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu, që sipas tij është ai që jep urdhërat për dhunë ndaj tyre.

“Kjo është një zonë e mbrojtur. Na kanë marrë me shkelma gratë dhe familje tona. Kërkojmë largimin e drejtorit të policisë. Kërkesat ja drejtojmë kryeministrit dhe qeverisë. Kërkojmë vetëm drejtësi. E kemi dërguar dhe në SPAK këtë projekt. Pruishjen e kanioneve, prishjen e bimësisë. Projekti nuk zbatohet sipas rregullave, është ndryshuar disa herë. Bie ndesh me mbrojtjen e natyrës.

Ka 3 muaj e gjysëm q ë bëjmë protesta por kanë rënë në vesh të shurdhër. E bëjmë grevën që gjykata të bëjë drejtësi. Të respektohet ligji, jo dhunë. Sepse dhuna sjell dhunë. Dhunë, dhunë! Është e tëra e qëllimshme. Policia duhet të mbështesë protestën jo firmën Salillari.

Ne kemi ujë 24 orë në këtë zonë. Ne kërkojmë drejtësi. Të largohen drejtoret e policisë së qarkut dhe drejtori atje lart që jep urdhrat, Ardi Veliu”, tha grevisti.

Ditën e sotme banorët e Lumasit janë futur në grevë urie për mbrojtjen e burimit të Sinecit. Ata kanë  katër kërkesa: Shkarkimin e drejtorit të Policisë Edmond Targaj; pezullimin e punimeve të ujësjellësit; pezullimin nga detyra të Ardi Veliut; dhe një takim me Kryeministrin Rama. (Lexo edhe)

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Policia rrugore bën bilancin për muajin Korrik, 344 arrestime dhe 1799 patenta të pezulluara. Sa drejtues automjetesh u gjobitën?

Para

Zjarret në Lunxhëri – Antigone, reagon Peleshi: Situata ka agravuar, flakët pranë banesave, banorët të evakuohen

Para
Zjarret në Lunxhëri – Antigone, reagon Peleshi: Situata ka agravuar, flakët pranë banesave, banorët të evakuohen

Zjarret në Lunxhëri – Antigone, reagon Peleshi: Situata ka agravuar, flakët pranë banesave, banorët të evakuohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.