00:31 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kemi dëgjuar plot BATUTA nga Rama për Bashën, po sot i ka shtuar dhe një mozaikut

12:43 | 06/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta komenton VIDEON e Ramës me Bashën: Si vjehrra ime kur bëmë koalicion me PD-në

Kryeministri Rama nga Tropoja përsëriti pothuajse të njëjtat batuta që ka bërë në të gjitha takimet e tij elektorale. ‘’Luli që fle gjumë, ora që kishte mbetur në vend’’, e të tjera si këto. Po ditën e sotme ai shtoi një element të ri.

Sipas tij Basha ka shkuar aq larg me premtimet e tij sa tashmë u thotë njerëzve që do t’iu ringjallë nënë e babë.

Do thoni ju si tia bëjmë që kemi në zemër Salin dhe zemrën e zemrës Lulin. Unë ju them që mbajini në zemër, por vota nuk është çështje zemre.

‘’Luli ka dalë tani dhe ju premton nënë e babë, madje nëse dikush nuk e ka nënën dhe babën ti thojë Lulit. Çfarë nuk iu tha tiransve, o do ju bëj tramvaj, o do ua bëj çmimin e bukës si me ble fara kungulli dhe çbëri pastaj vajti dhe ja futi gjumit. Unë Lulin e njofta më besoni nuk është djalë i keq.

Thotë për mua Edi Rama me çitjane, Edi Rama me tuta, se çi duhet me çitjanet e mija nuk e di. Po ama artist i madh është se sa hap kamerën arrin të flasë. Mirë PD-ja po këto Partitë e tjera ç’duan. Dalin në televizor dhe premtojnë mijëra vende pune. Unë ju jap një këshillë kur shihni këto në televizor, edhe ata analistët që sa hapet televizori bëjnë sikur interesohen për hallet e këtij vendi. Për çfarë tia jepni votat partive të vogla që duan zyrat që të rriten vetë.

Të kesh biletë për të parë finalen e Champions League, që unë e kujtoj me dhimbje. Nuk mund të rrish besnik i partisë si me qenë skuadër futbolli, partitë që pastaj të hedhin në Valbonë, çfarë Valbone thuaj se Valbona është e pastër, është njësoj sikur të hedhin në Lanë. Në fund fare keni të fala nga Saliu, keni të fala nga Luli’’, u shpreh Rama.  

Nuk harroi në fund kryeministri as t’iu bënte të fala tropojanëve nga Saliu. Sipas tij dhe vetë ai e di që nën qeverisjen e Partisë Socialiste vendi do të jetë më mirë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: batutatdeklarataedi ramalulzim basha
Pas

“Unë jam Reali”, Manjani ironizon Ramën: Ky ish-sportist s’merr vesh nga sporti, aq më pak nga tifozëria

Para

E paralajmëroi Basha mbrëmë, Mandija: Drejtori i Spitalit Berat bashkë me një deputet kanë kryer korrupsion aktiv

Para
Monitorimi i administratës, zv/kryeministrja mbledh Task-Forcën

E paralajmëroi Basha mbrëmë, Mandija: Drejtori i Spitalit Berat bashkë me një deputet kanë kryer korrupsion aktiv

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.