Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet deri pas dy mandateve. Ai ka shtuar se ky ishte një rast për të bërë histori dhe se kërkonte të ishte edhe dy mandate të tjera dhe më pas t’ua linte partinë të rinjve.
“Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t’ia lëmë radhën brezave të tjerë”, tha Rama.