Reshjet e shiut që kanë pushtuar të gjithë vendin kanë sjellë pasoja të rënda në shumë qytete të vendit. Në Gjirokastër, në lagjen ‘’Cfake”, 5 banesa kanë pësuar çarje të mureve, ndërsa banorët nuk donin që të evakuoheshin.
‘’Fax News” sjell edhe videon e njërit prej kryefamiljarëve, i cili apelon për ndihmë nga shteti. Në orët e vona të mbrëmjes dje në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhe prefekti i qarkut dhe nëndrejtori i Policisë.
‘’Nga shirat ka rrëshkarë vendi edhe ka krijuar këto çarje. Po ka mundësi që të na ndihmojë Bashkia, ne kemi frikë, se kemi edhe fëmijë, tërë frikë jemi”, shprehet kryfamiljari i cili nuk e fsheh dot momentin e rëndë që është duke kaluar.
(E.K/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=wbpK3skGlf8&feature=youtu.be
Discussion about this post