Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ministren e Energjisë dhe infrastrukturës dhe drejtorin e KESH, Benet Becin për menaxhimin e shkëlqyer të situatës në kaskadën e Drinit të krijuar pas reshjeve të shumta të ditëve të shkuara, duke rezultuar në një sfidë të fituar.
Gjatë një konference me gazetarët mesditën e sotme, Rama tha se qeveria shqiptare e ka fituar sfidën e menaxhimit të shkarkimeve të HEC-eve dhe se ndërtimi i HEC-it të Skavicës do të bëjë që situata e përmbytjeve të mos përsëritet më.
“Ndërtimi i Skavicës të cilën ne e kemi futur në proces, do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e HEC-eve, por derisa të jetë Skavica aty që është rezervuari ujëmbledhës për të mos lejuar që uji të mos shkarkohet dhe të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit. Kjo falë edhe menaxhimit të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe përkushtimit e menaxhimit të shkëlqyer me profesionalizëm të drejtorit të KESH-it, Benet Beci” -tha Rama.