Një grua kanadeze u përplas nga treni para disa ditësh në Italinë Veriore, ndërsa menjëherë në ndihmë të saj shkuan shërbimet e emergjencës, që tentuan t’i japin ndihmën e parë.
Por gjatë kohës që viktima po merrte ndihmën e parë, ajo që ra në sy ishte një i ri, që kishte nxjerrë telefonin dhe po bënte selfie, me viktimën në sfond. Ai u fotografua nga një reporter në vendgjarje, gjatë momentit kur po bënte selfie dhe e postoi atë nën diçiturën “Kemi humbur plotësisht sensin e etikës”.
Lajmi bëri xhiron e botës, ndërsa autoritetet ndaluan të riun dhe i kërkuan që të heqë nga rrjetet sociale selfien e shkrepur menjëherë pas aksidentit.
Policia u përball me njeriun e që po bënët selfie dhe e detyruan atë të fshinte foton.
(M.Q/Faxweb)