Zv. Ministri i Brenshëm Besfort Lamallari ka dhënë një deklaratë për mediat pak minuta më parë.
Lamallari është shprehur se Ministria e Brendshme ka informacione se do të përsëriten akte dhune nga protestuesit dhe bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët.
“Kemi informacione se protestuesit do të tentojnë sërish të kryejnë akte dhune. I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të distancohen nga aktet e dhunshme . Policia e shtetit dhe agjensite e tjera po hetojnë të gjithe mekanizmin e këtyre akteve kriminale për të zbardhur dhe autorët.” u shpreh Lamallari.
(j.b/faxweb.al)