15:33 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi kërkuar paqe përmes paqes”, fjalimi i ndjerë i ish-Presidentit Sejdiu: Hapëm një kapitull të ri, por jemi më të izoluarit e Rajonit

16:57 | 26/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi kërkuar paqe përmes paqes”, fjalimi i ndjerë i ish-Presidentit Sejdiu: Hapëm një kapitull të ri, por jemi më të izoluarit e Rajonit

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha gjatë fjalimit të tij në Samitin Ndërkombëtar të Paqes që po zhvillohet në Shqipëri, se Rajoni i Ballkanit ka nevojë për bashkëpunim, dhe mospërjashtim të asnjë vendi në marrëdhëniet dhe marrëveshjet ndërshtetërore.

Sipas tij, mosmarrëveshjet dhe mungesa e bashkëpunimit cënon paqen në Rajon dhe më gjerë ndërsa shtoi se, Kosova dhe qytetarët e saj janë sot më të izoluarit në Rajon dhe për këtë nuk ka asnjë sqarim.

Sejdiu përshëndeti marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin, ndërsa nuk la pa përmendur edhe të ashtuquajturin “Mini-Shengeni Ballkanik” ku tha se nuk është kundër lehtësirave ekonomike, tregtare dhe politike, por që në bisedime të tilla duhet të ulen të gjithë aktorët rajonal.

Ish-Presidenti i Kosovës,  tha se vendi i tij e ka kërkuar paqen përmes paqes, ndërsa ka përmednur edhe sakrificat e popullit të tij gjatë luftës së fundit, teksa ka theksuar se falë qëndrimit të saj, Kosova fitoi mbështetjen e botës.

“Do flas në gjuhën tonë amtare! S’mund të flas për sakrificat pa përmenduar sakrificat e popullit tim. Ky popull përmes paqes ka kërkuar paqe. Shumë qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gra, fëmijë, pleqe e të pafajshëm. Qytetarët e vendit tim vuajnë pasojat e luftës. Problemi i Kosovës u ndërkombëtarizua dhe fitoi mbështetjen e botës. Kjo ndërhyrje e NATO-s bëri që të hapet një kapitull i ri.

Për këtë paqe, për ruajtjen e saj këmi realizuar bisedime që kulmuan në 17 shkurt 2008. Pavarësia e Kosovës bëhej që të hapej një kapitull i ri. Ka faktor nxitës që duan ta prishin paqen. Si prijës i ekipit negociator kam ndjerë përgjegjësi për ruajtjen e paqes në rajon, këto bisedime kanë qenë të pashmangshme për ruajtjen e integritetit territorial. Ideja e shkëmbimit të territoreve është e gabuar dhe e papranueshme. E kjo vjen nga ata që bënë luftën në Kosovë. Më shumë së kurrë kemi nevojë për paqe dhe për bashkëpunim më njëri-tjetrin. Duhet të përjashtojmë idenë e rrezikshme për shkëmbim territoresh.

Pikërisht në shërbim të paqes këtu nga Tirana kam dhënë idenë e bashkëpunimeve të përbashkëta që do të shërbente si një minishengen. Kjo muk nënkupton shkeljen dhe lënien jashtë të vendeve të rajonit. Jemi për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave. Kemi angazhime të vazhdueshme për pengim të Kosoves. Angazhimi i Serbisë për të ndikur në ç’njohje të Kosovës i rrezikshëm.

I jemi gëzuar marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Na ka shqetësuar refuzimi nga BE. Nuk duhet të kemi frikë nga diversiteti se diversiteti forcon paqen. Sot të gjithë ne që jemi këtu dëshmitarë të vuajtjeve të sakrificave e kemi për borxh që këto kërcënime ti eleminojmë, sepse duke pasur paqe sigurojmë kushte për ekonomi dhe mirëqënie.

Dialogu mes nesh por dhe na rrethana tjera do të ndihmojnë në kapërcimin e sfidave. Është e rëndësishme të krijojmë kushte të favorshme për paqen. Politikat diskriminuese janë politika të gabuara. Qytetarët e vendit tim janë më të izoluarit në rajon. Nuk mund të izolohen qytetarët e një vendi se kudo që jetojnë në Europë kanë treguar vlera të larta. Nuk mund të ketë zhvillim human sa ka keshtu izolimi. Mosbashkëpunimi ëahtë kërcënim për paqen. Duke qënë të bashkuar për idenë për të bashkëvepruar botës i sjellim më shumë paqe. Jemi të vetedijshëm që nuk arrihet lehtë paqja”, tha ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/768816716913986/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Fatmir Sejdiusamiti i paqes
Pas

Amaneti që tronditi opinionin, Juli, e bija e Mark Shllakut rrëfen të vërtetën

Para

Përfundon arratia e trafikantit të drogës, arrestohet 32-vjeçari i dënuar

Para
Vrau 6 anëtarë të të njëjtës familje, serbi arrestohet në Zvicër pas 20 vitesh

Përfundon arratia e trafikantit të drogës, arrestohet 32-vjeçari i dënuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.