Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrë, Voltana Ademi ka folur për Fax News, në lidhje me zëvendësimin e saj si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Ademi e quan të rrezikshme përpjekjen e mazhorancës për të uzurpuar këtë shoqatë, sepse vihet në rrezik demokracia e vendit dhe në këtë mënyrë cënohen të gjithë qytetarët.
Madje ajo shton se kjo përpjekje për të mbyllur gojën bëhet ndaj më të fundit, duke qenë se sipas saj mazhoranca tashmë i ka rrëmbyer të gjitha.
Mirëpo, Ademi ka shpresë se Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë atyre. Ajo po ashtu thotë se kanë informuar edhe ndërkomëbtarët dhe se ata i kanë shprehur mbështetje.
“Sigurisht e gjithë procedura nuk është e rregullt. Nuk bëhet fjalë për vendimarrje të lajmëruar ligjore, por për angazhimin e disa individëve për të zbatuar dhe për të bërë të mundur një presion publik.
Kemi pasur komunikim. Kemi marrë komunikim nga ta. Jemi këshilluar, kemi gjetur dhe përkrahje, por duhet të ndjekim të gjitha hapat ligjore. Patjetër që kemi pasur komunikim.
Unë kam informacion aq sa ju. Duhet të presim. Unë jam e vendosur për të ndjekur ligjin dhe për ta zbatuar. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do të mund të informohemi në vazhdimësi.
Goditja ndaj jush në një kohë kur bëhet thirrje për bashkëpunim nga Rama? Ça sensi ka që të uzurposh një shoqatë në këtë moment shumë të rëndësishëm, kur përfaqësimi i këtyre individëve, ata pretendojnë dhe janë anëtarë. Të mbyllin gojën? Po kujt do t’ja mbyllin gojën? I bie të mbyllin gojën më të fundit. Në këtë vend po i mbyllet goja të gjithëve. Përtej Voltanës, përtej normave të sjelljes.
Mua më lë një shije të hidhur. Është e rrezikshme dhe cënon sigurinë e gjithësecilit prej nesh, sepse po flasim për demokracinë. Mendoj se çështja do të zgjidhet. GJK e ka marrë në shqyrtim. Ka një sensibilitet nga ndërkombëtarët. gesë komunikimi. Në një ditë me diell ndryshohet gjitçka me iniciativë të përshpejtuar. Kush është qëllimi?” tha Ademi.
(E.H/Faxweb.al)