11:39 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi ngelur të gjithë pa brekë”, qindra fermerë dalin në protestë: Nuk mbjellim drogë, mbjellim domate, luleshtrydhe dhe patate!

11:06 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi ngelur të gjithë pa brekë”, qindra fermerë dalin në protestë: Nuk mbjellim drogë, mbjellim domate, luleshtrydhe dhe patate!

Qindra fermerë të fshatrave të Lushnjes dhe të Fierit kanë dalë sot në një protestë tek rotondo e Savrës në Lushnje, ku kanë përsëritur kërkesat e tyre ndaj qeverisë për më shumë subvecione ndaj tyre, pasi në të kundërt do të detyrohen që të lënë vendin.

Tashmë fermerët kanë krijuar dhe sindikatën e fermerëve, që sipas tyre për herë të parë do të bëjë të mundur që njerëzit me kollare të mos vendosin më për fatin e tyre.

“Bujqësia po falimenton, është mëkat nga Zoti që këtë tokë të bekuar ta braktisin dhe fermerët dhe të largohen për në emigracion. Dhe e gjitha kjo bëhet për shkak se nuk zbatohet ligji, e kërkoni sa pak kërkojmë?

Në Europë i lusin njerëzit që të merren me bujqësi, ndërsa këtu 15% e serave janë braktisur, për shkak se nuk ja vlen, pasi çmimi i nxjerrjes në treg të produkteve nuk justifikon shpenzimet. Ju lutem zoti kryeministër ktheni sytë nga bujqësia dhe uluni me sindikatën, në mënyrë që të zgjidhni problemet e fermerëve”, shprehet njëri prej protestuesve.

“Po jam fermer, fukara dhe me nder, nuk jam hajdut dhe milioner, nuk mbjell drogë, mbjell domate, luleshtrydhe, qepë, patate, por në fund nuk mbetet lekë, kemi ngelur të gjithë pa brekë. E së fundi kam një fjalë, nuk dorëzohem sa të jem i gjallë”, ishte një tjetër mesazh i shprehur në vargje nga ana e një fermeri që kultivon luleshtrydhe.

“Kam 30 vite që merrem me blegtori, kam marrë më shumë se 15 milionë lekë mall, që të mbaj blegtorinë, tani më kanë mbetur vetëm 7 krerë lopë se nuk i mbaj dot. Në vitin 2017 na dhanë ca lekë, se ishte vit votimesh, tani s’na japin më asgjë.

Nuk më vjen keq për veten time, por për nipërit që po lë mbrapa, çfarë do hanë ata?”, tha një tjetër prej fermerëve, të cilët këmbëngulin se në rast se shteti nuk ndërhyn, atëherë atyre nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të shpallin falimentimin.

“Fermeri nuk është skllav, që të punojë për të ushqyer shoqërinë, dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë vitin e vetë. Vitin e kaluar në portet shqiptare vinin jahtet e pasanikëve, dhe mbusheshin me naftë që kushtonte 600 lekë litri, ndërkohë që ne paguajmë për traktorët naftë me çmim 1800 lekë litri”, shprehet kreu i sindikatës së fermerëve.

“Subvecionet i marrin vetëm ata që kanë sera të bukura, ne kërkojmë subvecione për sasinë e prodhimit, siç ndodh në të gjithë Europën”, ishte një tjetër shqetësim i ngritur në këtë protestë.

Fermerët kanë këmbëngulur se protesta e tyre nuk do të jetë asnjëherë politike, pasi shqetësimet e tyre lidhen me mirëqenien e mijëra familjeve, pasi Shqipëria është në masë të madhe shtet bujqësor.

Pas protestës, fermerët janë drejtuar drejt rrethrrotullimit të plasmasit, ndërkohë që janë shoqëruar nga punonjës të shumtë policie, për të shmangur çdo lloj incidenti.

Pas

“Je shumë vulgare, ta shpif”, ndjekësit kritikojnë Aulonën për foton gjysmë e zhveshur: Ti je…

Para

Shkatërrohet nga stuhia vila multimilionëshe e George dhe Amal Clooney (Foto para dhe pas përmbytjeve)

Para
Shkatërrohet nga stuhia vila multimilionëshe e George dhe Amal Clooney (Foto para dhe pas përmbytjeve)

Shkatërrohet nga stuhia vila multimilionëshe e George dhe Amal Clooney (Foto para dhe pas përmbytjeve)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Shkodër/65-vjeçarja gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës, dyshohet vetëvrasje

Dibër/Aksident rrugor me katër të lënduar dhe gjetja e trupit të pajetë të 29-vjeçarit pas aksidentit në fabrikën e kromit

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

Vetëplagoset me armë zjarri dhe gënjen për ngjarjen, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.