Kreu i Inspektoratit të Lartë të drejtësisë Artur Metani ka dhënë sot një deklaratë për mediat, ku tha se i gjithë ky institucion po ngrihet nga e para, duke qenë se nuk ka staf të mëparshëm dhe ka kompetenca të reja.
Metani tha se ky institucion do të përballet me një numër shumë të madh ankesash, dhe për këtë do të duhet të ketë një staf të përbërë nga profesionistë.
“I bëj thirrje juristëve që kanë dëshirë të kontribuojnë në reformimin e organeve të drejrësisë të aplikojnë e i garantoj se do vlerësohen me objektivitietin maksimal.
ILD ka gjithë vullentin të përballet me të gjitha shkeljet që diskretitojnë figurën e gjyqtarit e prokurorit. Mua dhe inspektorit na pret një volum e problematik e lartë pune, kemi 900 ankesa që janë dorëzuar gjatë periudhës 2017 -2020, për periudhën deri në shkurt kanë filluar edhe ankeasat e para nga persona juridik apo fizik”.
Jeni vëllai i ish ministres sa ju pengon në ushtrimin e detyrës?
Unë vlerësoj që koha është treguesi më i mirë për gjithcka e gjyqtari më i mirë për të gjithë ne.
Gjyqtarët që kanë liruar të fortët…
Të shmangemi nga emrat, rëndësi ka fenomeni përvec emrave publikë ka edhe emra jo publikë ka disa gjykata në të cilat ka ndodhur dhe inspektimi i parë do jetë tematik për të parë ku po ndodh ky fenomen, do bëj publike edhe rastet ku do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet.
Drejtësia po sulmohet e kritikohet sa i takon lirimeve me kusht, sa e zezë është drejtësia aktualisht, sa problematikë janë gjyqtarët e prokurorët?
Në këtë numër ankesah duhet evidentuar sa janë për gjyqtarët, nëse është e zezë apo e bardhë eshtë vlerësim politik që të gjithë mund ta bëjnë, unë s’kam detyrë të bëj vlerësime kam detyrë të monitoroj cdo vendim gjykate, për të ushtruar detyrën që më ka ngarkuar Kuvendi. Nga sot do nis hetimet për lirimet.