18:14 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kemi përpara një mision historik”, çfarë thotë djali i Azem Hajdarit për humbjen e demokratëve, fitoren në Kavajë dhe zgjedhjet brenda PD-së

22:58 | 28/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi përpara një mision historik”, çfarë thotë djali i Azem Hajdarit për humbjen e demokratëve, fitoren në Kavajë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdarit, figurës historike të Lëvizjes së Dhjetorit, ka reaguar lidhur me fitoren e Partisë Demokratike në Kavajë, ku kandidati demokrat Isa Sakja fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie.

Hajdari uron për fitoren kryetarin e ri të bashkisë, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe fenomenin e blerjes së votave në zgjedhjet parlamentare.

Këto janë ditë të vështira për Partinë Demokratike pas humbjes së thellë të pësuar nga këto zgjedhje, ku shumë anëtarë të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha nga lidershipi i PD-së dhe Hajdari e pranon këtë, megjithatë shton se demokratët duhet të mendojne e të punojnë për idealet e Dhjetorit ’90.

“Djepi i demokracise Kavaja ju kthye sot jo vetem kavajasve, por gjithe shqiptareve me shpirt demokrat qe besojne tek liria. Urimet me te mira Isait, ekipit te tij, strukturave te deges, forumit rinor dhe çdo qytetari e banori fshatrash qe i besoi programit te PD, kryetarit te opozites Z.Basha dhe kandidatit tone Sakja.

Miq,

Keto jane dite shume te veshtira dhe te trishtueshme per PD, te djathten ne teresi, por dhe per dhjetra, mijera shqiptare pa parti, qe kerkonin te mbaheshin zgjedhje te lira e te drejta, pavaresisht se cila parti do te fitonte shumicen e votave.

Pikerisht qe te arijme te sfidojme, te mundim kete tkurrje te lirise, blerjen e votes, shitjen e ndergjegjes nga mjerimi, mbajtjen e vendit te punes ne administrate me presion e shume e shume shantazhime nga parate e trafiqeve, demokrateve u duhet te mendojne e te punojne per idealet e Dhjetorit ’90, “Shqiperia si gjithe Europa”.

Ky eshte modeli me te cilin Azemi me frymezoi mua, frymezoi ata ne kohera rreziqesh te medha, frymezoi shume shqiptare te çdo moshe pa dallim.

Sot ne te rinjve demokrate, na del perpara nje mision historik: Te mbrojme PD e vertete per te cilen jane sakrifikuar e vetesakrifikuar jo pak njerez dhe jo te punohet per te shpikur ndonje strofull politike per interesa te vogla te pseudodemokrateve qe kane shume pergjegjesi per zhgenjimin e bazes demokrate te vertete.

Shqiptaret e 2017 kane nevoje per nje opozite europiane.

Ata dhe ne, kemi nevoje per nje PD qe do te ringreje edhe me fort shpirtin demokrat. Vota e lire brenda Partise Demokratike eshte reale dhe une besoj te drejtesia e gares ne 22 Korrik.”, shkruan Kiri Hajdari.

(D.D/Shuplaka)

Etiketa: kiri hajdari
Pas

Kili eliminon Portugalinë, kalon në finalen e Kupës së Konfederatave (VIDEO)

Para

“Tani timonin ta dhanë, bëj ndryshimin”, Rama i përgjigjet qytetarit: Për një ligj më duhen edhe votat e Lulit

Para
“Tani timonin ta dhanë, bëj ndryshimin”, Rama i përgjigjet qytetarit: Për një ligj më duhen edhe votat e Lulit

“Tani timonin ta dhanë, bëj ndryshimin”, Rama i përgjigjet qytetarit: Për një ligj më duhen edhe votat e Lulit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.