Vazhdon në ditën e 4 greva e punëtorëve të nënstacionit elektrik në Poçem.
Situata këtë mëngjes është neutralizuar, pasi një natë më parë njëri prej grevistve ka pasur komplikacione me shëndetin, luhatje me tensionin por rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm mori dhe mjekim në spital. Pas kësaj ai iu rikthye sërish grevës.
Këtë mëngjes situata po e njejtë, grevistët shprehen se nuk ka tërheqje pa marrë pagat, në shtëpi kanë turp të shkojnë pasi janë kryefamiljarë.
“Ne po vdesim të gjithë këtu, nuk kemi ku shkojmë në shtëpi, pasi është turp, s’kemi çfarë t’iu themi familjarëve”, shprehen grevistët.
Mbrëmjen e djeshme grevistët janë vizituar edhe nga Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj pas vizitës në Fier .
Takimi i tyre pa prani të mediave.
Grevës së punonjësve të Poçemit, u është bashkuar mëngjesin e sotëm dhe një mësues veteran, i cili shprehet se heshtja e shtetit është e turpshme.
Punonjësit e Poçemit kanë ende pa marrë 27 paga nga ana e kompanive nënkontraktore, ndërsa prej ditësh puna në Uzinë është e bllokuar.
(E.K/Faxweb.al)