Në fund të këtij muaji, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të marrë nën shqyrtim dhënien për përdorim të pronës publike të Bashkisë subjektit “Statek”. Bëhet fjalë për “Këndin e Lojrave” të ndërtuar tek Parku i Liqenit i cili pritet të kalojë në shqyrtim këtë 30 maj.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe aktivisti Andi Tepelena, i cili përmes një ironie të thellë, në një status në rrjetet sociale, i drejtohet kryebashkiakut Veliaj duke i thënë: “Të hajnë duart për sherr para zgjedhjeve apo jo Erjon Veliaj?!!!”
Kujtojmë, se dhënia e hapësirave publike me konçension nga Bashkia për ndërtimin e disa projekteve të caktuara publike është një temë e nxehtë në Tiranë, ku banorët shpeshëherë kanë kontestuar këto projekte, si ai i “Unazës së Re”, duke protestuar ditë pas dite.
Postimi i plotë:
Me daten 30 Maj, Keshilli Bashkiak ne piken 1 te rendit te dites mer ne shqyrtim dhenien per perdorim te prones publike te Bashkise subjektit Statek, atij te famshmit te “Kendit te Lojrave” te Parku tek Liqeni… Te hajne duar per sherr para zgjedhjeve apo jo Erjon Veliaj?!!!
Discussion about this post