Nertila Haxhiaj është një nga protestueset që ishin pjesë e tubilmit të sotëm përpara kryeministrisë kundër marrëveshjes së detit me Greqinë.
Ajo u shpreh në ”Fax News” se protestat do të vijojnë dhe në qytete të tjera të vendit.
“Është një protestë që unë kam marrë pjesë si shumë protesta të tjera. Shumë media që janë në funksion të pushtetit kanë qejf që të na quajnë populistë. Në çdo vend të botës historia ka treguar se kombet i kanë shpëtuar partiotët dhe intelektualët. Unë vetë kam marrë përsipër që të organizoj protestën në Lezhë, në vendin e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, u shpreh Haxhiaj.
Po ashtu ajo tregoj se është detyruar që të rikthehet të këndojë live se të ardhurat e saj nuk i mjaftonin për të përballuar ilaçet për kurimin e kancerit.
“Për shkak të sëmundjes që kam nuk më mjafton puna që bëj nga e hëna në të premte. Pas shumë vitesh unë i jam rikthyer muzikës edhe për çështje ekonomike. Më ka ndihmuar që të ndihmoj veten dhe të tjerët”, u shpreh ajo.
Ndërsa së fundi kishte qenë pjesë e një nisme bamirësie, ku kishte kënduar për një tjetër grua të sëmurë, e cila kishte nevoja ekonomike.
(E.K/FAXWEB)