Këngëtarja shqiptare nga Kosova Lindita Halimi me 9 maj do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “World” ose “Botë”.
Lindita, siç preferon tashmë të quhet në tregun europian po promovon këngën në shtete të ndryshme si pjesë e turit që bëhet për njohjen e këngës.
Pak ditë më parë këngëtarja ishte në Amsterdam, ku interpretoi “live” këngën e saj dhe mori vlerësim shumë pozitiv.
Duket se vizita e saj në Hollandë dhe promovimi i këngës kanë ndikuar, pasi publiku menjëherë ka filluar të ketë interesim për ta dëgjuar atë.
Vetë Lindita e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në “InstaStory”, se kënga e saj “World” është renditur e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Hollandë, sipas aplikacionit të famshëm “Spotify”. (M.D/ Shuplaka)