Në kuadër të masave për frenimin e koronavirusit në Shqipëri u përfshinë edhe mbyllja e të gjitha subjekteve. Në këtë listë përfshihen sigurisht edhe baret dhe restorantet. Sipas rregullit shkak-pasojë me mbylljen e restoranteve janë anuluar edhe shumë aktivitete të cilat deri para pandemisë ishin krejt normale. Sipas vendimeve të fundit këtë verë nuk do ketë as dasma dhe ceremoni të tilla pasi nuk respektohet një ndër rregullat në mbrojtje nga koronavirusi,distancimi fizik.
Në lidhje me këtë situatë ka patur shumë reagime me humor në rrjet. Qytetarët duket se e kanë marrë me sportivitet këtë gjë duke e shfaqur “talentin” me humor dhe këngë folklorike si kjo më poshtë.
https://www.facebook.com/recmalesiemadhe/videos/231437371281944/?t=198