Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj s’ka shumë që ka mbërritur në Prishtinë ndërsa simpatizantët e tij por edhe shumë qytetarë, janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” për ta pritur.
Këngë e valle si edhe flamuj kombëtarë që valëviten, kjo është panorama e këtij sheshi. Qytetarët mes kësaj hareje presin ish-udhëheqësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prej katër muajsh, Haradinaj mbahej në Francë për shkak të disa urdhër-arresteve serbe, të lëshuara që në vitin 2004, ku kreu i AAK-së akuzohet për krime lufte. Mirëpo gjykata e Colmarit në Francë, pas disa herë shtyrje të gjyqit më në fund ka vendosur për lirimin e tij. Ai u prit sot nga bashkëshortja Anita dhe fëmijët e tij. Në një deklaratë për mediat, Haradinaj tregoi se është liruar pikërisht ditën e ditëlindjes së djalit të tij Gjinit. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1688″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]