Për Ben Blushin kreun e partisë më të re në vend, LIBRA-n, është improvizuar një këngë e cila këndohet nga një djalë nga Lezha. I ulur këmbëkryq, duke i rënë çiftelisë djali i thur vargje duke kënduar Ben Blushit. Madje ai deklaron se vota e tij në zgjedhje do të shkojë për partinë e Blushit.
I riu filmohet nga të rij të tjerë të cilët ndërsa dëgjojë këtë këngë urojnë “këngëtarin” por nuk mungojë as të qeshurat.
“Iku nata epo vjen dita do votojë për partinë LIBRA. Mor Ben Blushi mor djalë o i ri eee e tan lezha është me ty. . E tan Lezha djalë është me ty, e tanë Lezha e kjo shoqni eee. E tan Lezha është me ty po të përshëndet ky djalë i ri. Po të them një fjalë o djalë me famë votën ty kam me ta dhanë. Kur qaj unë qan edhe mbreti o Ben Blushi të ruajtë zoti”, shpehet i riu teksa këndon. (J.V/Shuplaka)