Një ngarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në një nga hotelet luksoze të Londrës “Mandarin Oriental” i cili është përfshirë nga flakët.
Nga mediat vendase mësohet se hoteli është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik për vizitorët.
Edhe pse një javë më parë ky hotel ishte rinovuar me një vlerë prej 185 milionë paund, ku çmimi i një nate fillon nga 600 paund, është bërë shkrumb nga flakët.
Në pamjet e filmuara është parë dhe këngëtari Robbie Williams, i cili duket teksa nxiton të largohet për t’i shpëtuar zjarrit të madh.
Pas kësaj ngjarje ekipet e zjarrit kanë raportuar se nuk ka pasur lëndime gjatë zjarrit dhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në hotel janë mirë.