Kapital T është një nga këngëtarët më të ndjekur dhe të sukseshëm në tregun muzikor.
Ai ka tërhequr vemendjen mediatike jo rrallë herë si për muzikën që bën dhe për look-un e tij. Këngëtarin e kemi parë shpesh herë të eksperimentojë me look-un por me sa duket çdo gjë e re që ai provon i shkon shumë.
Ai adhurohet për pamjen e jashtme nga shumë femra, që kur kishte flokët e gjata dhe të lëshuarasi dhe me flokët e kapura.
Mjekrën e ka pasur herë të gjatë herë më të shkurtër dhe rrallë e ka ndryshuar, por sot ka vendosur të na prezantojë ndryshimin e fundit.
Capital T, pasi preu flokët e gjatë pothuajse e ka hequr mjekrën dhe duket shumë ndryshe. Kjo pamje e re sikur e ka rikthyer disi imazhin e dikurshëm të këngëtarit.Mbetet për tu parë se cili do të jetë ndryshimi i radhës i këngëtarit.
(M.C/FAXWEB.AL)