Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media që kur lidhja e tyre u bë publike e deri më sot që po presin të bëhen prindër.
Adelina nuk parapëlqen ta ekspozojë bashkëshortin dhe në fakt vetëm dy foto të rralla ka postuar me të.
Mirëpo pas kaq shumë kohësh çiftin sot i pamë sërish në një foto së bashku nga një postim i këngëtarit shqiptar.
Bëhet fjalë për Bertan Asllanin i cili jeton në Turqi, aty ku kanë shkuar edhe Adelina me milionerin maqedonas. Bertani ka publikuar një foto ku Adelina shfaqet pa asnjë pikë grimi, e veshur thjesht dhe Markov i veshur me tuta sportive, larg kostumit që e shihnit gjithmonë.
Në foto dallon edhe barku i rrumbullakosur i Adelinës e cila për disa javë do të sjellë në jetë një djalë.