Këngëtari i grupit NRG Band, Besnik Qaka që u martua këtë verë do të bëhet baba. Pas dasmës me Lolitën, çifti njoftoi se ishte në pritje për t’u bërë prindër.
Nuk ka vonuar momenti kur këngëtari do të zbulonte gjininë e foshnjes, duke treguar se bashkëshortja do sjellë në jetë një vajzë.
“Lolita është 5 muajshe shtatzënë, por presim një cikë bukuroshe. Është ndjenjë e papërshkrueshme, nuk e kisha përjetuar kurrë këtë ndjenjë. Mezi po presim.”ka deklaruar ai për Mirage. Përsa i përket emrin të vajzës ai ka deklaruar se ende nuk i kanë vendosur. (J.V/Faxweb)