Këngëtarja kosovare, Yllka Kuqi, ka një ngjashmëri të madhe me bashkëshorten e Justin Bieber, Hailey Baldwin.
Një ngjashmëri të tillë e bëjnë me dije pikërisht ndjekësit e saj, të cilët përmes rrjeteve sociale i kanë komentuar se ajo i ngjan shumë supermodeles me famë botërore.
Yllka mesa duket është ndjerë shumë mirë pas këtyre komenteve, aq sa ka vendosur të bëjë publike këto mesazhe me ndjekësit e saj përmes disa screenshot-ve.
Në komente që ndjeksit i kanë shkruar Kuqit janë: “Shumë të përngjan, ti si Hailey dukesh pa make-up”, Dhe mesa shohim përmes këtyre komenteve, duket se ata kanë të drejtë, ngjashmëria midish bukuroshes shqiptare me supermodelen është me të vërtetë unike.
Në disa foto ato duken identike dhe një gjë të tillë e thekson edhe ngjyrë të njëjtë flokëve, tipare shumë të ngjashme të fytyrës apo edhe stil dhe qëndrimi I njëjtë. Mesa duket bashkëshortja e Justin Bieber e paska ‘sozinë’ e saj në Kosovë.