‘Doktori më informoi që kam dalë pozitive me Covid-19. Shumë prej nesh do preken. Do jem mirë’, kështu e nis statusin e saj këngëtarja amerikane Charlotte Lawrence duke njoftuar fansat se është prekur nga Koronavirusi. Këngëtarja 19-vjeçare është vajza e aktores Christa Miller dhe skenaristit Bill Lawrence.
Charlotte këshilloi fansat të qëndrojnë në shtëpi dhe të mendojnë për shëndetin e familjarëve.
“Nuk ju kërkoj të luteni, të më shkruani mesazhe të bukura. Ju kërkoj vetëm të mbroni të afërmit, që virusi të mos përhapet. Ju lutem qëndroni brenda. Edhe nëse ndiheni mirë, edhe nëse ndiheni sëmurë, qëndroni në shtëpi. Mendoni për prindërit tuaj, për gjyshërit tuaj.
Mos u bëni si ata egoistët që mendojnë se dinë gjithçka dhe nesër mund të sëmurin prindërit tuaj. Ne kemi fuqinë për ta ndaluar këtë. Ju lutem vetëizolohuni! Qëndroni të pastër! Qëndroni të informuar! Qëndroni vigjilentë! Qëndroni në atë dreq karantine!”, shkruan këngëtarja.
Discussion about this post