Këngëtarja me famë botërore Christina Aguilera e ftuar në programin “Untucked, RuPaul’s Drag Race”, është pyetur mbi kuptimin e këngës “Infatuation”, të publikuar në vitin 2002.
Christina tregoi se kënga është dedikim për ish-të dashurin e saj latin.
Këngëtarja nuk ja zbuloi emrin, por tregoi se ai ishte gey. “M’u thye zemra kur e mora vesh”, është shprehur Christina.
“Ai ka për ta parë këtë dhe do bëhet me nerva”, i tha këngëtares një nga pjesëmarrëset në garë.
“Shpresoj”, ja ktheu Christina e cila më pas tregoi se edhe kënga “Fighter” e vitit 2002 kishte të bënte me një dashuri të shkuar.
(M.Q/Faxweb)