Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eneda Tarifa ndodhej mbrëmjen e djeshme në studion e Flori Mumajesit, ku po punon për këngën e saj të re me të cilën do konkurrojë në “Kënga Magjike”.
Këtë Eneda e ka bërë të ditur me një video në Instagram ku filmon Flori Mumajesin duke pastruar parketin e studios së tij.
Eneda kishte derdhur një gotë me ujë dhe Flori teksa pastron bën edhe humor. Ndërsa Eneda e pyet a të marrë pjesë tek “Kënga Magjike” këtë javë apo ta shtyjë. Flori i thotë të flasë me të shtëpisë dhe me ndjekësit e pastaj të vendosë.
“Kështu që po ju pyes juve njëhere, si thoni a ta konfirmoj pjesmarrjen time këtë të Dielë në Kënga Magjike? A ju ka marre malli të dëgjoni një këngë nga ato të bukurat e mia?”, pyet Eneda fansat.
Discussion about this post