Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Ledri Vulën si dhe me artistin e ri me zë shumë të ngrohtë, John Shahu.
Kënga ka pasur pëlqyeshmëri të lartë në publik si dhe reagime të shumta në rrjetet sociale nga njërëz të njohur.
Ndër to ka qenë dhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i cili me anë të një postimi në Instagram ka shpërndarë këngën dhe ka vlerësuar lirikën dhe melodinë e saj.
“Degjojeni!
Degjoni liriken, zërat si melodi!Do bindeni qe ka gjera shume here me te bukura se lehjet e qenve!
Dhe, nese do i ktheheni cdo qeni qe leh, do humbni gjera te tilla te bukura!” shkruan Braçe.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post