Teksa konkurronte në “Kënga Magjike”, Blerina Braka atë muaj ndau me të gjithë lajmin e bukur se është shtatzënë. Në skenë ajo u shfaq me një fustan stil zhupon që i mbulonte barkun e fryrë.
Ndërsa tani këngëtarja nuk ka më arsye për ta fshehur barkun i cili tashmë është rrumbullakosur siç shihet në fotot e postuara nga ajo në Instagram nga baby shower.
Ka qenë kjo festë në të cilën Blerina ka zbuluar për publikun se do të sjellë në jetë një djalë dhe ka zbuluar gjithashtu emrin e tij.
Në një nga fotot e postuara këngëtarja shihet e ulur pranë disa shkronjave që formojnë emrin “Edeil”, një emër shumë i veçantë dhe i padëgjuar më parë.