Prej disa kohësh këngëtarja e njohur po shijon jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me të dashurin e saj, Jose.
Fjalën e kemi për Dafina Zeqirin,. Ajo këtë lidhje në fakt nuk e ka bërë shumë publike, por që çifti duket mjaft i lumtur në postimet e fundit të këngëtares.
Dashuria e Dafinës, ka festuar ditëlindjen, dhe Duffy është treguar zemërmirë duke na treguar fragmente nga festa familjare e ditëlindjes. Dafina na ka njohur gjithashtu me familjen e partnerit të saj.
Festimet në Instagram, Dafina i ka mbyllur me një foto mjaft të bukur teksa puthej me të dashurin e saj. Kaq të dashuruar, kishim kohë pa e parë Dafinën.
(E.K/SHUPLAKA)