10:16 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Keni 2 hajdutë në ministri”, Kastriot Dervishi i përgjigjet Brahos dhe ka një këshillë për Lleshajn

12:31 | 23/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spartak Braho nxehet me Sandër Lleshajn: Mos e bëni ministrinë han, keni dy hajdutë aty!

Deputeti i dalë nga radhët e PS-së Spartak Braho është treguar i ashpër dhe me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend, teksa po diskutohej për Institutin e studimit të pasojave dhe krimeve të komunizmit.

Braho tha se nga ambientet e ministrisë së brendshme janë nxjerrë dokumente të klasifikuara, nga 2 studiues njëri prej të cilëve  Kastriot Dervishi (lexo këtu)

Lidhur me këto deklarata ka ardhur menjëherë edhe reagimi i Kastriot Dervishit, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme i cili tregon pozxicionin që ka në ministry dhe punën që ka bërë në këtë dikaster, i është drejtuar ministrit të Brendshëm sandër duke i thënë se ka rënë në nivelin e Spartak Brehos pasi emëtoi sipas tij një terminologji mjerane.

Reagimi i plotë

Një këshillë miqësore për ministrin Lleshaj

I nderuar z.ministër! Ishte e papritur për mua që sot në Kuvend, ju një njeri i lexuar, ratë në nivelin e spartak brahos dhe të ngjashmëve me të, duke emetuar një terminologji mjerane, me të cilën jam mësuar prej vitesh.
-Së pari, jam drejtori legjitim i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, jo “ish drejtori”. Jam shumë krenar për punën time që me asnjë ndihmë nga shteti, madje i penguar prej tij, inventarizova fondit arkivor tërësisht të çoroditur të arkivit.
-Së dyti, jam studiues prej vitesh. Veprimtaria ime nuk buron nga funksionet por nga puna mbi 20 vjeçare në arkiva dhe biblioteka.
-Së treti, nuk është për t’u lavdëruar që paskeni kontribuar për ligjin e krijimit e Autoritetit, i cili ka cenuar sigurinë dhe ligjin e arkivave. Deklasifikimi i dokumenteve bëhet me akte administrative në bazë të ligjit për informacionin e klasifikuar të vitit 1999 dhe jo me ligje. Me aq para sa janë harxhuar për Autoritetin ishte ndërtuar godina komplekse e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Mbase nuk e dini që Arkivi i MB-së nuk ka ende godinë, nuk ka laborator, nuk ka personel, etj. Lëre pastaj që policia ka dokumentet e padorëzuara nga viti 1992. Vetëm për sistemimin e këtij kolapsi duhen së paku angazhimi i 200 punonjësve.
-Së katërti, meqë fole për “nxjerrje të informacionit të klasifikuar” (njësoj, me të njëjtën gjuhë si shumë të palexuar), përderisa postimet e mia i ke publike, ju ftoj të më tregoni një rast prej tyre që lidhet me Arkivin e MB. Shumica e postimeve të mia, të cilat janë të hapura, nuk lidhen me Arkivin e MB-së, por janë rezultate të punës time shumëvjeçare në arkiva.
Në kabinetin tuaj, keni njerëz që kanë punuar me mua me muaj e vite në sallën e studimit në AQSH. Sa të turpëroheshit kështu e të viheshit në radhë me brahon, mund t’i pyesnit më parë.
-Së pesti, nuk ka frymor në botë që më step në zbardhjen e krimeve të komunizmit.
Zoti ministër ju uroj punë të mbarë në detyrën tuaj dhe ju kujtoj se investimi në Arkivin e MB-së është shumë herë më i ngutshëm se ndërtimi i komisariateve të policisë apo strukturave parazite që në MB për fat të keq janë me shumicë. Arkivat nuk ndërtohen me propagandë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: DEBATI NE PARLAMENTkastriot dervishisANDER lLESHAJspartak braho
Pas

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës dhe BE-së: Presidenti s’ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo…

Para

‘Protestat e minatorëve, Kalaja: Do kemi kërkesa të reja, komisioni parlamentar i ekonomisë të shqyrtojë grupet e interesit

Para
‘Protestat e minatorëve, Kalaja: Do kemi kërkesa të reja, komisioni parlamentar i ekonomisë të shqyrtojë grupet e interesit

‘Protestat e minatorëve, Kalaja: Do kemi kërkesa të reja, komisioni parlamentar i ekonomisë të shqyrtojë grupet e interesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

Mossad u dërgon ultimatum gjeneralëve iranianë: Largohuni brenda 12 orësh

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Izraeli rihap hapësirën ajrore pas marrëveshjes për armëpushim me Iranin

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze

Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur 606 kuti! PD ka humbur 309 vota, PS 223

Trump njoftoi armëpushimin në Lindjen e Mesme, Izraeli rihap hapësirën e tij ajrore

Armëpushimi Iran-Izrael, familjet e pengjeve i bëjnë thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Merz: Mirëpresim armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.