Teksa pas rreth një muaji pritet të dalin emrat fitues të atyre që në Tetor 2016 aplikuan për Lotarinë Amerikane, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, vjen me një njoftim të rëndësishëm.
Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet se të përzedhurit për lotarinë DV-2018 nuk do të kontaktohen përmes postës elektronike, por duhet të hyjnë vetë në adresën zyrtare duke filluar nga data 2 maj 2017 për të mësuar nëse janë përzgjedhur.
Njoftimi i ambasadës së SHBA-ve:
Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa emaile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që emaile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!
(XH.A/SHUPLAKA)