Në tryezën që po zhvillohet nga ana e Partisë Demokratike gazetari Armand Shkullaku nuk i ka lënë mangët as kritikat për opozitën, që dje në pushtet ka pasur të njëjtën sjellje me mediat, si qeveria e sotme e Edi Ramës.
Shkullaku u shpreh se gjithmonë ka pasur media që kanë qenë pranë njërës palë, dhe media të palës tjetër.
“Edhe ju në nëndërgjegjen tuaj s’do donit të ishin mediat, të mos dilnin gjërat në sipërfaqe, por kur e bën këtë gjë me ligj kjo është shumë e rëndë. Sot ka filluar bën filma me 2 fëmijë, film real, merr dhe Rakip Sulin atje për rol dytësor.
Edhe ju kur keni qenë në pushtet, kishin media që i shtrëngonit, media që i donit, keni bërë lloj lloj budallalliqe, madje keni ngritur dhe komisione hetimore.
Do të ishte mirë që ky takim të niste me një meaculpa për atë që ka bërë PD kur ishte në pushtet”, u shpreh Shkullaku, që u pasua dhe nga në ndjesë nga ana e Bashës.
https://www.youtube.com/watch?v=wRpgV2mFfgA
(E.K/Faxweb.al)