09:30 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Keni bërë delegacion një partiak”- Mandati i Olta Xhaçkës, Bardhi-Spiropalit: Nuk na keni dhënë draft opinionin e Komisionit të Venecias!

10:50 | 05/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Keni bërë delegacion një partiak”- Mandati i Olta Xhaçkës, Bardhi-Spiropalit: Nuk na keni dhënë draft opinionin e Komisionit të Venecias!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza ndaj mazhorancës dhe Kryetares së Kuvendit, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe përjashtim të opozitës nga procesi i konsultimit me Komisionin e Venecias për çështjen e mandatit të ish-ministres, Olta Xhaçka.

Bardhi tha se drafti i opinionit të Komisionit të Venecias u është komunikuar vetëm deputetëve të Partisë Socialiste, duke përjashtuar tre grupet e opozitës nga mundësia për të dhënë komentet e tyre përpara diskutimeve.

“Drafti iu është paraqitur ju zyrtarisht dhe në shkelje flagrante të pozicionit tuaj, ju keni bërë me dije Grupin e PS, ndërkohë që tre grupet e opozitës nuk i keni vënë në pozicion draftin që në këtë kemi mundësi përpara diskutimeve të çojmë komentet tona. Ju mund t’ju mos ketë pëlqyer, ndaj e keni mbajtur të fshehur”, tha Bardhi.

Po ashtu, Bardhi tha se delegacioni i ngritur nga Kuvendi është vetëm me deputetë të PS-së.

 “Për herë të parë në historinë e Kuvendit, delegacioni përfaqësues në Komisionin e Venecias përbëhet vetëm nga deputetë të mazhorancës. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, pasi gjithmonë ka pasur përfaqësues të balancuar mes mazhorancës dhe opozitës,” tha Bardhi, duke shtuar: “A jemi shpallur armiq të popullit nga partia në pushtet? Keni për qëllim ta shpallni Shqipërinë njëpartiake?”

Nga ana tjetër, Spiropali mohoi ekzistencën e një dokumenti zyrtar nga Komisioni i Venecias. “Nuk ka asnjë draft për të ndarë. Kur të vijë një dokument zyrtar, ai do të ndahet me të gjitha grupet,” deklaroi Spiropali, duke e cilësuar akuzën si spekulim.

Diskutimi:

Bardhi: Çështja e dytë është se ju në shkelje të Kushtetutës vendosët dy herë të refuzonit zbatimin  e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i takon ish-ministres së jashtme, Olta Xhaçka. Në cilësinë si Kryetare iu drejtuat për opinion Komisionit të Venecias. Të gjithë grupet parlamentare, kanë qenë të përfshirë në procesin e konsultimit nga Komisioni i Venecias.

Drafti iu është paraqitur ju zyrtarisht dhe në shkelje flagrante të pozicionit tuaj, ju keni bërë me dije Grupin e PS, ndërkohë që tre grupet e opozitës nuk i keni vënë në pozicion draftin që në këtë kemi mundësi përpara diskutimeve të çojmë komentet tona. Ju mund t’ju mos ketë pëlqyer, ndaj e keni mbajtur të fshehur, por e keni detyrim që atë draft opinion që komisionin jua ka kërkuar si autoritet kërkues dhe ti trajtoni të gjithë grupet në të njëjtën mënyrë.

Ju keni ndërtuar delegacionin qe do përfaqësoj Kuvendin në seancë plenare në Komisionin e Venecias dhe ndodh për herë të parë që delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të mazhorancës. Nuk ka ndodhur kurrë dhe asnjë rast. Gjithmonë kanë qenë katër përfaqësues nga Kuvendi, dy nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Ky është rasti i parë në historinë e Kuvendit, vetëm me deputetë të mazhorancës. Dua të di jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia në pushtet? Këtë pozicionin tuaj e keni për ta shpallur Shqipërinë në njëpartiak? Ka më shumë mend zonja Bushka se ne?

Spiropali: Nuk ka asnjë dokument zyrtar nga Komisioni i Venecias. Kur të vijë, do ndahet, PS nuk ka asnjë draft. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë.

Pas

PD takim në Kurbin, Gjekmarkaj thirrje diasporës: Aktivizohuni fuqishëm, mbështesni rrotacionin politik

Para

“Keni deputetë, ministra dhe kryetare bashkie që kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat”- Ligjvënësi i PD: Të publikohet lista dhe t’i dërgohet SPAK! Askush nga ne s’duhet të jetë imun

Para
“Keni deputetë, ministra dhe kryetare bashkie që kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat”- Ligjvënësi i PD: Të publikohet lista dhe t’i dërgohet SPAK! Askush nga ne s’duhet të jetë imun

“Keni deputetë, ministra dhe kryetare bashkie që kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat”- Ligjvënësi i PD: Të publikohet lista dhe t’i dërgohet SPAK! Askush nga ne s’duhet të jetë imun

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.