Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me gjyqtarët e Komisionit të Pavarur të Apelimit (KPA), vetëm pak orë pasi u takua me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. (Lexo edhe)
Yuri Kim ka takuar gjyqtarët për t’i ofruar mbështetje, teksa ka njohur punën e tyre të vështirë për shkak se duhet të thonë fjalën e fundit për vendimet e vetingut.
“Gjyqtarët e KPA kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e vetingut. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi“, shkruan Kim.
(E.H/Faxweb.al)