21:47 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Keni gënjyer në mënyrë të turpshme”, alpinisti nxjerr ‘bllof’ superaksionin e policisë: Nuk ju lë barku dhe rakia, s’keni nivel të na shpëtoni

14:59 | 13/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Keni gënjyer në mënyrë të turpshme”, alpinisti nxjerr ‘bllof’ superaksionin e policisë: Nuk ju lë barku dhe rakia, s’keni nivel të na shpëtoni

Ditën e djeshme Policia e Shtetit ka trumpetuar një aksion ku bënte të ditur se ka shpëtuar 4 alpinitë të cilët ishin të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq.

Në njoftimin e policisë, bëhej e ditur se kishin kërkuar për orë të tëra, dhe në lartësinë 2523 metrash, më në fund kishin gjetur 4 alpinistët.

“Kolonjë Policia në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë 4 alpinistëve. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës. Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.”- njoftonte policia.

Por njoftimin e policisë e ka nxjerrë ‘bllof’ njëri nga alpinistët, Ervin Xhankolli,  cili ka përgënjeshtuar informacionin e përcjellë me mjaft bujë nga policia e Sandër Lleshajt.

Në profilin e Policisë së Shtetit, në Facebook, ai shkruan se kjo është një gënjeshtër e turpshme, pasi policia e Lleshit nuk i ka aftësitë për të shpëtuar alpinistë, e kjo sipas tij, për shkak të barkut të madh dhe rakisë që konsumojnë, duke shfryrë kështu herkulizimin që policia e shtetit tenton ta përcjellë tek populli shqiptar duke mashtruar.

“Me vjen keq qe keni publikur kete lajm te rrem pasi ne nuk kemi humber dhe nuk na keni shpetuar nga asgje.policet na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqerore pasi ne berem ekspedit dimeror ne malin e Gramozit ne kushte exstreme. Dhe ju siguroj policet tuaj nuk e kan ate nivel sa te arrin dhe te shpetojn njerez ne ato kushte si le barku dhe rakia qe pin lokaleve me vjen keq qe flas keshtu por keni genjyr ne menyr te turpeshme. Ju lutem pergenjeshtroheni kete lajme pasi keni perdorur imazhet tona dhe keni shqetesur gjith familjaret tone.”- shkruan komentuesi.

Nuk dihet nëse policia do të ketë një reagim tjetër zyrtar në lidhje me këtë informacion, ndërkohë që alpinsiti kërkon përgënjeshtrim të njoftimit.

Etiketa: enkel xhangolli
Pas

Policë me kallash, kamera, tel me gjemba, zbulohen ambientet ku do izolohen “kokat” e krimit

Para

Vrasja e Soleimanit disa herë si opsion në tavolinën e Trump, presidenti e autorizoi muaj më parë

Para
“Mos e përshkallëzoni”, zbulohet faksi i koduar që Trump i çoi Iranit, si shërbeu Zvicra për shmangien e Luftës së Tretë Botërore

Vrasja e Soleimanit disa herë si opsion në tavolinën e Trump, presidenti e autorizoi muaj më parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.