Sipas vendimit5 të fundit të qeverisë qytetarët tani do t’i marrin dokumentat e nevojshme në mënurë elektronike.
Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit, karta e shendetit dhe çertifikatat, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpëmjet portalit elektronik E-albania.
“Në kuadër të angazhimit tonë të lehtësimit të marrëdhënies së qytetareve me administraten publike, Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit, kartën e shendëtit dhe çertifikatat, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpëmjet portalit elektronik E-albania”, njoftoi ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Sipas saj institucionet nuk do t’ua kerkojne më qytetarëve këto dokumente por do të dërgohen online. “Ne kete menyre do te kursehen sorollatjet e panevojshme te gjithë atyre që do marrin këto shërbime”, tha ministrja.
(B.H/Shuplaka)