Debati mes deputetit Spartak Braho dhe Agron Tufës është zhvendosur sot në seancën e Kuvendit, ku nuk kanë munguar as fyerjet dhe akuzat e ndërsjellta.
Teksa ishte duke u diskutuar puna e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Braho tha se ky institut është kapur nga ballistët dhe synon që të zhbëjë luftën nacional çlirimtare. Braho tha më tej se duhet rishikuar me urgjencë puna e Institutit pasi dokumente konfidenciale po bëhen publike dhe në media. Në këtë pikë ai i tërhoqi vëmendjen dhe ministrit të brendshëm Sandë Lleshaj. (Lexo ketu)
Po akuzave të Brahos iu është përgjigjur dhe kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, i cili u shpreh: Këtu ka njerëz të zgjuar, historianë, po të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai këtu, që nuk di asgjë për historinë këtu. Më ndëshkoni sipas rregullores, por kam një gjë. Kur ky thotë që ballistët hanin pula, po cfarë po thoni, po ju keni ngrënë koka njerëzish, nuk dini historinë, keni vrarë 4-6 mijë shqiptarë, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë, ju nuk dini asgjë, ju qëllimisht nuk e lejoni historinë. Nëse me jepni një dokument që Balli ka vrarë një komunist apo partizan jap dorëheqjen.
Pjesë nga fjala e Brahos:
Mos e bëni ministrinë han që të studiojë i gjithë mileti, keni ju dy hajdutë aty që është Dervishi dhe Kaloçi që kanë vjedhur dokumente te ju aty, dhe mbushin shtypin. Të nderuar deputet shumë nga ju as që nuk e dinin se ekzistonte ky institut i miratuar nga qeveria e Sali Berishës në 2010-tën.
Ky institut drejtohet nga një letrar që ka mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik, Agron Tufa. Më erdhi në mend një debat, që ky studiues kërkonte që të hiqte nga qarkullimi filmat e para viteve 90. Me pak fjalë duhen zeruar të gjitha veprat e Kadaresë dhe Agollit.
Në njërën prej botimeve të publikuar nga ky institut konsideorheshin kriminelë afro 260 drejtues të luftës. Botim qesharak qe ai që bëntë fjalë për këngën e ballit kombëtar.
Së pari vepra e institutit ka shkelur ligjin që organizohej dhe do perifrazoj kryemninstin që tha larg duart nga vitet 41 45.
Sepse neofashistët e tipit Tufa dhe Çela kërkonin mes shtrembërimeve të glorifikionin bashkëpunëtortët e fashizmit e nazizmit.
Instituti hidhte baltë mbi Lanc. Zoti Tufa po ju them se e keni thyer institutin në celulë të ballit.
Ju po luani mer zjarrin duke shkelur ligjin, e shpërdoruar luftën e LANÇ që se bëtë juve.
Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët, e partizanet.
Tufa ke shkelur ligjin, sepse periudha mes viteve 41-45 s’mund të quhet periudhë e komunizmit, por periudhë për luftën nacional clirimtare.
Ju hileqarë jeni tani, hileqarë keni qenë në luiftë. Pse gërmoni në arkivat për të kërkuar dokumentacion?
Kush ua lejon? Asnjë punonjës institute nuk disponon certefikatë sigurie.
(E.K/FAXWEB.AL)