Erjon Veliaj ka reaguar për protestën e opozitës ku u shënuan disa incidente.
“Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisën si të dhunshëm, përfunduan si telendarë!
Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon!”, shkruan Veliaj disa orë pas zyrtarizimit të rikandidimit të tij si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Duhet thënë se kryebashkiaku Veliaj ka reaguar gjithmonë pas përfundimit të protestës duke i mëshuar “ndotjes” dhe cenimit të Tiranës nga “aktet vandale” siç i ka komentuar ai.
Por sot reagimi i tij ka ardhur më herët dhe nga ai i shefit të tij, Edi Rama i cili bëri një postim pak minuta pas kryebashkiakut Veliaj (lexo këtu).