Fakti që keni një partner të shkurtër nuk duhet t’ju shqetësojë aspak.
Ju njohim me disa prej avantazheve që ju keni në të tilla raste.
Së pari do të shpenzoni më pak kohë me taka dhe këmbët tuaja do ndihen më rehat.
Kur një mashkull nuk është shumë i gjatë, ai përpiqet shumë që t’ju bëjë përshtypje dhe të bindë një grua. Në rastin kur të dy jeni të shkurtër, ju do të ndjeheni si mbretëresha e tij, dhe ai në anën tjetër do të besojë se është i aftë për t’ju mbajtur dhe për t’ju mbrojtur.
Ju mund të vishni rrobat e tij
Ju mund të shpenzoni shumë para për veshjet dhe produktet kozmetike, por ka raste kur dëshironi të ndjeheni e qetë, dhe këtë qetësi e gjeni duke veshur pikërisht rrobat e tij.
Jetojnë më gjatë
Ai do të jetë një partner afatgjatë, për aq kohë sa marrëdhënia juaj është shumë në rregull. Kjo, për shkak se djemtë e shkurtër jetojnë më gjatë. Ky është një përfundim i një studimi të fundit, sipas të cilit djemtë e shkurtër jetojnë dy vjet më shumë se meshkujt e gjatë.
Meshkujt e shkurtër kanë më shumë potencial në zëvendësimin e qelizave, apo efikasitet më të lartë të pompimit të zemrës.
Të përshtatshëm për disa pozicione seksuale
Tjetër avantazh i të pasurit të një partneri të shkurtër është se ata janë më të përshtatshëm për disa pozicione seksuale.