Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin tonë. Këto kushte atmosferike vijojnë deri pas mesditës kur parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 30°C mesdita në qarkun e Elbasanit.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Dita e shtunë do të vijojë gjatë paradites me kthjellime në të gjithë republikën e kosovës. Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites sjellin kalime vranësirash nëpër territor edhe pse nuk priten reshje. Mbrëmja dhe nata vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme.
Maqedonia e Veriut
VIJON ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në republikën e MV. Për pasojë: moti paraqitet me kthjellime deri pak pas mesditës kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat jugore dhe gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë territorin. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Rajoni dhe Europa
Brigjet Veriperëndimore të Kontinetit Europian dhe pjesëëtisht Europa Juglindore do të paraqiten në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe rrebesheve të shiut. Po ashtu me vranësira dhe shira me intesitet të lartë vijon Lindja e kontinenti. NDERSA mot me diell dhe i ngrohtë MBIZOTERON europën veriore dhe atë Jugperëndimore.
(E.H/Faxweb.al)