Moti edhe sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, duke bërë që temperaturat maksimale të shkojnë deri në 37 gradë në zonat bregdetare.
Ndërkohë që pas ditës së nesërme pritet të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, shoqëruar në disa zona dhe me rrebeshe shiu.
‘’VIJON qarkullimi i masave ajrore afrikane mbi territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët dhe të nxehtë ku temperatura të larta do të shënohen në zonat e ulta dhe bregdet deri në 37-38°C. Ndërsa pasditja e së dielës dhe java që vjen sjellin gjatë mesditës zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore”, njofton Meteoalb.
(E.K/Faxweb.al)